Fermerët në Pezë: Nuk gjejmë treg për prodhimet

Në fshatin e Babë Myslymit, vetëm pak km larg Tiranës dita e banorëve nis gati njësoj. Pothuajse të gjithë anëtarët e një familje nisin punën e përditshme mbjedhjen dhe punimin e serave. Në Pezën heroike nuk mungojnë shtëpitë shumëkatëshe, por pavarësisht këtij investimi të madh banorët merren më shumë me bujqësi dhe blegtori.Në jemi në familjen e Halil Laprakut, në fakt në serën e tij ku punon e gjithë familja. Ky është sezoni i spinaqit dhe për 5 vjet të ardhurat e kësaj familje janë nga kjo serë, e cila është ndërtuar mbi 30 vjet më parë. Halili thotë se speci Kapi i Pezës, një nga prodhimet më tradicionale ka 20 vjet që nuk kultivohet më, ndërsa të gjitha kulturat bujqësore vështirë të gjejnë treg në Tiranë, madje shume prodhime mbeten stok.Në punë e sipër gjetëm edhe Eduart Çelmetën. Ai ka mbi 2 dylymë serë dhe punon me të gjithë familjen. Bashkëshortja thotë se dhe pse mundi ka pak shpërblim, asnjë nuk ka hequr dorë nga bujqësia.Në Pezë jetojnë rreth 6000 vetë dhe fermerët njihen për kultivimin e ullinjëve, vreshtarive dhe serave. Rruga, një prej gangrenave të Pezës, është në riskonstruksion dhe banorët thonë që për shumë kohë e vite pavarësisht rolit të Pezës, sytë e pushteti janë drejtuar pak ose aspak për të ndihmuar këta banorë.