Rezoluta çame në Parlament, Idrizi: Nuk heqim dorë nga disa pika
Komuniteti çam ka fituar betejen e parë të një lufte që e pret për miratimin e rezoltues të depozituar nga Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.Dokumenti prej 13 pikash eshtë marrë zyrtarisht në shqyrtim nga Kuvendi i Shqipërisë, duke nisur debatet në Komisionin e jashtëm.Kreu i Partisë Drejtesi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ndërsa vlerësoi hyrjen në procedure parlamentare të rezolutës, tha se PDIU nuk do tërhiqet nga heqja e ligjit të luftës dhe të drejtën e riatdhesimit të çamëve.Por për PS, PDIU po përdor rezolutën për kapital politik. Deputetja socialiste, Arta Dade, njëherësh nënkryetare e Komisonit të jashtëm ndërsa thekson se vendimi për votën pro ose kundër rezolutës do merret nga grupi parlamentar, nënvizon se PS në parim mbështet zgjidhjen e çështjes çame.Në dhjetor PDIU depozitoi në Kuvend rezolutën për çështjen came, ku kërkon që Greqia të njohë genocidin e kryer ndaj shqiptarëve çamë, e të restaurojë te drejtat themelore te tyre sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar.