Familja Skura hap dyert e mortit, Burgaj ngushëllime në shtëpinë e Shefit të Krimeve
Shefi i krimeve të Burrelit Musa Skura ndërroi jetë në spitalin e Foxhas në Itali. Familjarët thanë se Skura nuk mundti të mbijetonte pas plagëve të rënda, edhe pse po kurohej në një spital të specializuar.Trupi i tij pritet të mbërrijë në orët në vijim dhe pritet që Mininistria e Brendshme dhe Policia e Shtetit të organizojnë cermeoni zyrtare mortore që do të paraprihen nga homazhe.Por familja Skura ka hapur dyert e shtëpisë dhe pret të gjithë njerëzit, të afërmit dhe kolegët tu qëndrojnë pranë në këto moment. Vetë drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka zhvilluar një vizitë në familjen e shefit të krimeve për të shprehur ngushëllimet në emër të dikasterit që drejton.Shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura, u qëllua në befasi nga disa trafikantë armësh, gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e datës 13 janar, në vendin e quajtur "Përroi i Kecit", në fshatin Suç të Matit.Ai qendroi për dy ditë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ju nënshtrua disa ndërhyjrve kirugjikale. Mjekët thanë se u detyruan ti hiqnin shpretkën dhe njërën veshkë, ndërsa nga plumbat ishin dëmtuar rëndë edhe tre organe të tjera.Policia arrestoi për ngjarjen Fitim Allën, 19 vjeç, banues në fshatin Rripe të Matit, Vilson Milkurtin, 18 vjeç, banues në fshatin Suç, Edison Lleshi, 18 vjeç dhe i mituri me inicialet A.Ll., 15 vjeç, që të dy nga fshati Dom i Matit. Këta të fundit kanë qenë duke pritur ardhjen e blerësve të fishekëve. Ndërkohë drejtuesi i furgonit, Riza Barçi, është larguar sapo ka dëgjuar të shtëna armësh dhe prezencën e policies, dhe është shpallur në këkrim.Çështja për gjykim është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 3 nga 4 të akuzuarit.Në sallë, Fitim Alla, i cili ka qëlluar mbi Skurën, tha se kishte qenë i dehur në momentin e krimit.