Noka i përgjigjet akuzave të PS: Rama dekurajoi policinë dhe inkurajoi krimin
Asnjë presion nuk do të pengojë policinë e shtetit për të kryer punën e saj në shërbim të qytetarit. Kështu u është përgjigjur akuzave të sotme të kreut të selisë rozë Edi Rama, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ku sipas tij shefi i opozitës shqiptare përmes deklaratës së sotme prezantoi dy qëllime të mbrapshta, kërkoi të intimidojë policinë e shtetit si dhe inkurajoi dhe motivoi botën e krimit, të cilën sipas Nokës, Rama e përdor në fushata elektorale.Noka komentoi edhe statistikat të cituara nga Rama, ku i vlerësoi fund e krye mashtrime dhe trillime.“Sot Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të luftës së krimit të organizuar. Sot Shqipëria është një vend i sigurtë. Sot ka në ulje të krimeve ndaj jetës, dhe zbulueshmëria është në shifra rekord. Është rritur ndjeshëm forca parandaluese. Është katërfishuar sasia e drogave të kapura në vend, dhe asimilimi i parcelave të mbjella” deklaroi Noka.Ndërkaq duke iu referuar deklaratës së Ramës se do të krijojë një Polici të re Shteti sapo të vijë në pushtet, Noka vlerësoi se deklarata të tilla janë për të ardhur keq.Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama më herët gjatë ditës deklaroi se krimi ka marrë rrugët ndërsa 72 përqind e qytetarëve mendojnë se gjendja e sigurisë në vend është shumë e keqe.Në një konferencë për shtyp, ai theksoi se struktura e policisë është e fryrë dhe e paaftë. Sipas tij, lufta e policisë me krimin sot është si një ndeshje futbolli e cila është shitur që në fillim nga pronari i skuadrës.