Topi pret Ambasadorin britanik: Zgjedhjet e lira, kyçe për integrimin në BE
Kryetari i FRD-së Bamir Topi, priti sot në një takim zyrtar, me kërkesën e tij, Ambasadorin Britanik Nicholas Cannon.Temë kryesore e takimit ishte situata poltike në vend dhe e nevojës jetike që ka Shqipëria për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme, ku Cannon theksoi se zgjedhjet e lira luajnë një rol të rëndësishëm në proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Gjatë takimit u diskutuan edhe problematikat që kanë të bëjnë me demokracinë, shtetin ligior, ndarjen e pushteteve si dhe pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe kushtetuese.Topi falenderoi Ambasadorin Cannon për kontributin e dhënë nga Mbretëria e Britanisë së Madhe në mundësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve si dhe interesin që ata tregojnë në zhvillimet politike ne Shqipëri.Ky takim u zhvillua ne Selinë e Frymës së Re Demokratike.