"Problemet sociale bashkëkohore", promovohet në Kristal libri i Malaj&Sokoli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2013, 18:11
Një mundësi ku të gjithë të gjejnë një konsultim për problemet e tyre sociale.
Një pasqyrë për tu përballur me një realitet që vjen i shpjeguar mjaft mirë nga dy sociologë të njohur si Nora Malaj dhe Lekë Sokoli.
"Problemet sociale bashkëkohore" është libri i ri i dy autorëve të njohur që synon për këdo që kërkon të jetë së pari qënie sociale, ti japë zgjidhje problemeve të shumta shoqërore.
Të pranishëm në promovimin e këtij libri ishin Dekani i Fakultetit, lektorë si dhe studentë të Universitetit “Kristal”. Ky libër do të jetë në vazhdimësi, ku cdo vit do të trajtojë problemet sociale që shqetësojnë shoqërinë tonë.