Vdekja e Skurës, LSI: Dënim maksimal për cilindo që ngre dorën ndaj uniformave blu

Dënim maksimal për këdo që ngre dorën ndaj punonjësve të policisë dhe forcim të dënimit lidhur me veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Kjo ka qenë kërkesa e LSI, si reagim pas ndarjes nga jeta e shefit të krimeve të Burrelit Musa Skura. Luan Rama, sekretar i përgjithshëm i kësaj partie përmes një konferencë për mediat ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve dhe forcave të policisë së shtetit, shprehu dhe njëherë mbështetjen e forcës së tij politike në misionin e uniformave blu kundër kundër krimit.“LSI u shpreh ngushëllime familjarëve, bashkë me familjarët u shprehngushëllime dhe të gjithë forcave të policisë së shtetit, duke u shprehur mbështetje dhe kurajo maksimale në luftën e tyre kundër krimit. LSI ka krijuar një grup të posacëm pune për të propozuar një terësi masash për forcimin e dënimit ndaj personave që kapen me armëmbajtje pa leje, si dhe persona që qëllojnë në drejtim të uniformave blu. Punonjësit e policisë së shtetit janë në një mision fisnik, në mbrojtje të jetës dhe sigurisë për qytetarët. Cilido që ngre dorën ndaj tyre, drejtësia duhet të japë dënimin maksimal ndaj tyre. Bëjmë apel për më shumë ndërgjegjësim qytetar”deklaroi Rama.Luan Rama ka sqaruar edhe votën kundër të deputetëve të LSI lidhur me dekretin e Presidentit për kreun e ILDKP-së, ku tha se vota e LSI nuk ishte as kundër PD dhe as kundër vetë zonjës. Zana Xhuka por një votë pro kandidaturës së Shkëlqim Ganaj, ku sipas Ramës për LSI ishte më e pranueshme pasi vinte nga radhët e ILDKP-së.Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i LSI konfirmoi dhe anullimin e vizitës së Ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo në Beograd, ku e argumentoi si kundërpërgjigje të institucionit që Tavo drejton ndaj sjelljes së Serbisë në Luginën e Preshevës. Megjithatë ai shpjegoi se Ministri do të gjejë patjetër një moment të dytë për këtë vizitë, pasi qëllimi i saj është nënshkrimi i një marrëveshje për realizimin e një investimi me rëndësi për maternitetin e Preshevës, i cili do tu vijë në ndihmë shqiptarëve të Luginës.Nga ana tjetër Rama garantoi se LSI do të bëjë gjithcka për sigurimin e të drejtave të këtij komuniteti atje.“Ka pasur një vizitë të programuar të zotit Tavo në Beograd dhe u anullua për shkak të ngjarjeve të fundit në Preshevë, si një reagim ndaj kësaj sjellje. Pavarësisht kësaj Tavo duhet të nënshkruante një marrëveshje për të realizuar një investim të rëndësishëm në maternitetin e Preshevës, për tu ardhur në ndihmë atij komuniteti. LSI është e vendosur të bëjë të gjithë detyrën e saj, të përkujdeset për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo punojnë apo jetojnë. Është një investim serioz, pjesë e një projekti serioz për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të Preshevës.Do të mbrojmë interesat e tyre”tha ai.