Heqja e licensës së CEZ-it, Doda: Vendimi duhej të ishte marrë më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2013, 13:57
Heqja e licencës së CEZ Shpërndarje është anullimi i parë i një privatizimi në Shqipëri.Ish-ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Viktor Doda sqaron se dështimi i këtij privatizimi është kryesisht përgjegjësi e CEZ.Pavarësisht kësaj sipas Dodës pritet që të dalin mjaft probleme pasi kompania çeke ka njoftuar dërgimin e çështjes në Arbitrazh.Ish ministri i Energjitikës në qeverisjen e Fatos Nanos deklaron se një vendim i tillë duhej të ishte marrë më parë jo në një moment të tillë kritik për sektorin e energjisë.Sipas Dodës, CEZ-i nuk arriti që të përmbushte disa pika kyçe të kontratës që kanë të bëjnë me rregullimin e avarive, vendosjen e matësave apo realizimin e investimeve.