Avokatët e Lul Cakës: Gjykata e Vlorës si bindet Strasburgut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2013, 14:23
Një prej emrave më të njohur të drejtësisë shqiptare gjatë viteve 97 Lulzim Caka është rikthyer në vëmendjen e publikut këtë herë nëpërmjet avokatëve të tij mbrojtës në lidhje me procesin e gjykimit të tij.Sipas tyre procesi gjyqësor ndaj Lul Cakës, ose i njohur ndryshe edhe si i Forti i Beratit, është shoqëruar nga parregullsi ligjore, proceduriale dhe mbi akuza të paprovuara.Avokatët ndër të tjera kërkuan nga drejtësia shqiptare edhe rigjykimin e Lul Cakës në gjendje të lirë sikundër edhe një rasti tjetër të ngjashëm, me këtë cështje, ai i Gentian Berhanit.Lulzim Caka akuzohet për gjithsej 6 vrasje gjatë viteve 1995-2001 midis të cilave edhe atë të vrasjes së Maringlen Camit dhe Valter Begës në vitin 2001.