Tensionet në Preshevë, studentët e UT-së në tubim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2013, 12:35
Studentë të Universitetit të Tiranës kanë zhvilluar sot një marshim në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.Me moton “Ne jemi me ju”, qindra studentë kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke kundërshtuar heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës.Në marshim paqësor të organizuar nga Piramida tek sheshi “Nënë Tereza” studentët kanë brohoritur thirrje “Lugina e Preshevës është e jona”.Situata në Luginën e Preshevës është tensionuar ditët e fundit pas largimit nga xhandarmëria serbe të lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e komunës.