Llalla-Leskajt:Bashkëpunim për hetimin e çdo zyrtari
Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka garantuar kreun e KLSH-së Bujar Leskaj se organi i prokurorisë do të ndjekë me vëmendje të veçantë çdo rast të referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.Në një takim me kreun e KLSH-së, kryeprokurori Llalla shprehu edhe njëherë gadishmërinë e organit më të lartë të akuzës për të bashkëpunuar ngushtësisht me KLSH-në dhe për të ndjekur dhe vendosur para përgjegjësisë ligjore çdo zyrtar që abuzon me pushtetin publik.Nga ana e tij, Kryetari i KLSH, Leskaj shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për koordinim të vazhdueshëm me organin e prokurorisë për të luftuar bashkërisht dhe me forcën e ligjit korrupsionin në administratën shtetërore.Në takim u diskutua edhe mbi rastet konkrete të referuara nga KLSH në organin e Prokurorisë gjatë muajit Janar 2013. Për të gjitha këto raste, rreth 35 në total, prokuroritë e rretheve gjyqësore tashmë kanë nisur hetimet dhe brenda afateve ligjore proceduriale do të vlerësohet mbi këto çështje.