Uefa shpall Formacionin më të mirë të vitit 2012

Ashtu si FIFA, e cila më 7 Janar zgjodhi "Ekipin më të mirë të 2012-ës", edhe qeveria e futbollit europian UEFA ka përzgjedhur formacionin më të mirë për vitin që lamë pas. Ashtu si në ekipin e parë, edhe këtu vihet re dominimi absolut i La Ligas. Edhe këtu Real Madrid dhe Barcelona janë në barazim 4-4, ku spikat në sulm dyshja Messi-Ronaldo.Të vetmit që bëjnë përjashtim janë Lahm, Thiago Silva dhe Andrea Pirlo, ndërkohë që nga Premier League nuk ka asnjë futbollist.Porta e formacionit të vitit mbrohet nga Iker Kasijas,. Para tij, në qendër të mbrojtjes janë Tiago Silva i PSZH dhe Xherard Pike. Në krahun e djathtë të prapavijës  është Serxho Ramos, ndërsa në të majtën është përzgjedhur Filip Lahm i Bajern Mynih.Në repartin e mesfushës gjendet lojtari që ka regjistruar më shumë vota nga të gjithë kandidatët e tjerë, Andres Iniesta, ndërsa lojtarët e tjerë të këtij reparti janë Mesut Ozil, Andrea Pirlo dhe Ksavi Hernandez.Ndërsa në repartin  sulmit janë përzgjedhur të zakonshmit Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Por duhet theksuar se argjentinasi që fitoi "Topin e Artë" pak ditë më parë është lojtari i dytë më i votuar nga tifozët, ndërsa portugezi është i katërti mes më të votuarve, i kaluar edhe nga shoku i tij i skuadrës, Serxho Ramos që ka marrë më shumë preferenca.Përzgjedhja është bërë në bazë të votave të lexuesve në anketën që ka qëndruar për disa javë në faqen online të UEFA-s.