Mourinho: Një ditë mund të kthehem për të trajnuar në Angli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2013, 16:31
Në orët e fundit, trajneri i skuadrës së Real Madrid, Hoze Mourinjo, ka bërë të ditur se një ditë do të kthehet në Angli për të stërvitur një nga skuadrat e këtij kampionati. Kjo deklaratë e trajnerit Portugez vjen pikërisht në 150 vjetorin e federatës Angleze të Futbollit.“Në Angli është vendi i duhur për tu marrë me futboll. Njerëzit e duan futbollin dhe pasioni për këtë lojë është shumë i madh. Nuk e di se kur, por një ditë ju garantoj që do të kthehem për të shijuar edhe një herë mrekullinë dhe emocionet e Kampionatit Anglez” ka përfunduar tekniku Madrilen.