Barcelona - Malaga formacionet e mundshme
Pas përballjes në fundjavë, sonte në mbrëmje do të kemi përsëri përplasje mes Barcelonës dhe Malagës. Katalanasit që fituan 3-1 në ndeshjen e tre ditëve më parë në kampionat kërkojnë të përsërisin të njëjtën gjë edhe në Kupën e Mbretit. Trajnerët e të dyja skuadrave e kanë vlersuar në maksimum këtë takim pasi pritet të hedhin në fushën e lojës formacionet më të mira të mundshme ku mund të ketë edhe ndonjë ndryshim të vogël. Tekniku i Malagës, Pelegrini, edhe pse u mund në fundjavë ka besimin se Barcelona nuk mund ti fitojë të gjitha kompeticionet dhe se ne do të provojmë ta ndalim.Në përballjen e sotme tekniku Vilanova pritet të luaj me formacionin 4-3-3. Në portë: Pinto, në mbrojtje: Alba, Maskerano, Pujol dhe Montoja, në mesfushë: Iniesta, Buskets, Tiago Alkantara, në sulm Sançez, Mesi dhe Tejo.Ndërsa në kampin tjetër, tekniku Pelegrini pritet të hedhë nga minuta e parë në fushë formacionin 4-2-3-1Në portë: Kameni, në mbrojtje: Monreal, Uelington, Demikelis, dhe Gamez, në mesfushë: Iturra, Kamaço, ndërsa Portijo, Isko, dhe Buonanote do të jenë mbështetësit kryesor të sulmuesit të vetëm Saviola.Ndeshja do të luhet në orën 21:30 ndërsa pritet të dhurojë shumë e mocione ku Mesi do të prezantojë edhe "Topin e Artë" përballë tifozërisë katalanase në Camp Nou.