Bundesliga Gjermane, Riberi lojtari më i paguar
Gazeta investigative gjermane "Der Spiegel" ka zbardhur disa hollësi mbi pagesat e klubeve dhe çudia më e madhe ka ndodhur te Volfsburgu. Në këtë klub, edhe pse ka 4 vite pa fituar titull, përsëri lojtarët paguhen më shumë se mesatarja e pagave të Bundesligës. Vetëm Diego paguhet 8.2 milionë Euro në sezon. Lojtari më i paguar në Bundesligë, është francezi Franck Ribery, me 10 milionë Euro në sezon. Njëkohësisht ashtu siç pritetj, Bayern Mynihen është klubi që paguan më shumë për lojtarët në vit. Për pagat, bavarezët japin 112 milionë Euro në vit. Në vend të dytë renditet Volfsburg, ku "ujqërit" paguajnë 75 milionë Euro, ndërsa në vend të tretë vjen Borussia Dortmund me 50 mln Euro në sezon. Ajo që bie më shumë në sy është se kampionët në fuqi të Gjermanisë edhe pse vitin e kaluar dominuan futbollin gjerman, janë kaluar nga Volfsburg përsa i përket shpenzimit për të paguar lojtarët brenda 1 viti. Skuadra e Ujqërve edhe pse nuk ka arritur të rivalizojë denjësisht me më të mirët e Bundesligës, shpenzimet e tyre e bëjnë këtë skuadër një ndër ekipet që rivalizon me gjigandet e Bayern Mynih për sa i përket shpenzimeve finaciare, ndërsa kalojnë në renditje edhe kampionët në fuqi të Gjermanisë.Lojtari i tyre më i paguar për Borusian e Dortmmundit, është Mario Gotze, me 4.5 milionë Euro në vit. Ndërsa ekipi i shqiptarit Mërgim Mavraj, Greuther Furth, paguan 12.5 milionë Euro në vit, një shifër jo shumë e madhe kjo po të krahasohet me shumat e tre gjigantëve të kampionatit Gjerman.