Alban Meha i shënon supergol Schalke 04

Pas golave të shënuar nga Xhevahir Sukaj, në fundjavë me skuadrën e tij të Sepahanit në Kampionatin Iranian ku tregoi edhe një herë aftësitë e tij prej sulmuesi rrace, rrugën e rrjetës e kanë gjetur edhe dy lojtarë të tjerë të Kampionatit Shqiptar. Jamir Hyka dhe Alban Meha kanë qenë dy futbollistët e kombtares tonë që kanë bërë paraqitje të shkëlqyera me skuadrat e tyre duke arritur të shënojnë edhe nga një gol personal.Mesfushori i kombtares sonë, Alban Meha, edhe pse nuk ka arritur të fitojë ndaj skuadrës së Shalke 04, në miqsore ka arritur të lërë gjurmët e tij me një gol të mrekullueshëm.Ai ka shënuar golin e vetëm për Paderbornin në ndeshjen miqsore që kjo e fundit organizoi kundër një prej skuadrave elitare në kampionatin Gjerman. Miqtë nga Shalke arritën të kalonin shumë shpejt në avantazh dhe pastaj të dyfishonin rezultatin duke siguruar disi fitoren në këtë miqësore. Të ndodhur në disavantazh të dy golave, mesfushori i kombëtares tone, Alban Meha, arrin të shkurtojë diferencat me anë të një goditjeje përfekte e cila përfundoi në rrjetën kundërshtare. Alban Meha, me golin spektakolar të realizuar Alla Messi, tregoi edhe një herë teknikën e lartë të tij prej një lojtari profesionist.