Andres Iniesta Playmekeri i vitit 2012
Mesfushori spanjoll i Barcelonës, Andres Iniesta, është zgjedhur si lojtari më kreativ në botë për vitin 2012, nga Federata ndërkombëtare për histori dhe statistika në futboll.Në anketën e oragnizuar nga ky institucion kanë marrë pjesë gazetarët e zgjedhur dhe ekspertët e futbollit nga të gjitha kontinentet. Këta të fundit kanë preferuar magjin e yllit portugez duke e zgjedhur atë si mesfushorin më të mirë kreativ për vitin që sapo lamë pas. Fituesi i çmimit “Lojtari i vitit në Europë” dhe njëherësh Kampion Bote dhe Europe me skuadrën e tij kombëtare, ka mahnitur të gjithë në këto vite me përdorimin e topit. Edhe pse nuk shënon shumë gola, loja e Injestes është evidente në çdo takim të luajtur.Mënyra se si lëviz në fushën e lojës, se si arrin të driblojë kundërshtarët dhe se si jep assist për gola, kanë bërë që shumë adhurues të sportit të shohin te Injesta lojtarin inteligjent që përveç se përdor në mënyrë të përkryer këmbët e tij ai vë në funksion intuitën se si dhe ku duhet ta çojë topin para se sfera e rrumbullakët të jetë në këmbët e fantazistit Iberik.Në këtë renditje të shpallur nga Instituti i Historisë dhe statististikave në Futboll, Iniesta ndiqet nga bashkëlojtarët e tij Xavi Hernandez dhe Lionel Messi që plotësoj podiumin, ndërsa top-Pesshen më të mirë të plejmejkërve e mbyllin Andrea Pirlo dhe Mesut Oezil. Italiani për lojën organizative të shfaqur me Juventusin dhe kombtaren Italiane ndërsa Ozill për mënyrën se si arrinë të japë asiste për sulmuesit kryesor te Real Madrid dhe Kombtarja Gjermane.