Galiani i mbyll derën Devid Beckham

Pas lajmit të bujshëm që Bekam mund të rikthehet në Itali për të luajtur me Milanin, është vetë administratori i kësaj skuadre, Galiani, që ka mohuar një fakt të tillë duke theksuar se "Për momentin Bekam nuk është në planet tona. Kjo pasi ne synojmë të sjellim në skuadër lojtarë të rinjë të talentur që mund të na shërbejnë për të ardhmen. Por kjo nuk do të thotë që britaniku nuk mund të vijë në Milano. Ai na ka ndihmuar shumë në transferimin e tij të parë në Milano. Beckham do të ketë gjithmonë një derë hapurt tek ne por qëllimi ynë është të ndërtojmë një skuadër me të ardhme” ka thënë Galiani për mediat Italiane duke e konsideruar Britanikun një lojtarë të rëndësishëm por që nuk bën pjesë në projektin e kuq e zinjve.