Fiorentina - Roma formacionet e mundshme
Në Firence sonte në mbrëmje do të luhet sfida e fundit për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Vendasit e Fiorentinës do të përballen kundër skuadrës së Romës për të përcaktuar skuadrën që do të përballet me Interin tashmë të kualifikuar për në gjysëmfinale. Trajneri i skuadrës së Fiorentinës, Montela, në këtë takim ka preferuar të lërë pushim Borja Valeron, ndërsa pritet që të aktivizojë që nga fillimi i ndeshjes formacionin 3-5-2Në portë: Viviano, në mbrojtje: Ronkalia, Rodrigues dhe Saviç, në mesfushë: Kuardado, Akuilani, Miliaçio, Romulo dhe Paskal, ndërsa në sulm do të jetë dyshja Jovetiç-Toni.Në kampin tjetër Roma do të ketë shumë mungesa ku bien më së shumti në sy ajo e Françesko Totit të dëmtuar si dhe Osvaldo e Lamela të skualifikuar. I ndikuar nga këto dmëtimeTrajneri i kryeqytetasve Zeman pritet të luaj me formacionin 4-3-3Në portë: Stekelenburg, në mbrojtje: Piris, Markuinjos, Burdiso dhe Balzareti, në mesfushë: De Rosi, Taktsidis, Bredlei, ndërsa në sulm do të jetë treshja Pjaniç dhe Florensi do të mbështesi sulmuesin e vetëm Destro që është edhe lojtari i vetëm në dispozicion të trajnerit për sa i përket repartit të avancuar.Ky takim pritet të dhurojë emocione, ndërsa kryeqytetasit me shumë mungesa duken më të trembur përballë Fiorentinës. Kjo e fundit edhe pse nuk ka bërë një paraqitje të mirë në dy ndeshjet e fundit përsëri ka merita të veçanta për lojën e zhvilluar gjatë këtij sezoni.