"The Sun": Mourinho mund të drejtoj Milanin
Nga Britania e Madhe, ka ardhur një bombë e vërtetë për sa i përket merkatos dhe veçanërisht asaj të trajnerve. Në të përditshmen britanike “The Sun”, shkruhet se drejtuesit e Milanit janë vënë në lëvizje për ti ndryshuar mendjen trajnerit Portugez, Hoze Mourinjo, dhe për ta rikthyer atë në Milano me ngjyrat kuqezi. Edhe pse dje flitej për një rikthim të tij në Angli, tani duket se destianacioni i "Specia One" ka ndërruar drejtim. Tabloidi britanik bën të ditur se Mourinjo mund të rikthehet në itali dhe praktikisht në Milano për të drejtuar kushrinjtë e kushërinjëve të Interit. Sipas “The Sun”, thuhet se në kampin kuq e zi të skuadrës së Milan, tashmë objektivi parsor për pankinën nuk është më ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, por portugezi i Real Madrid, Hoze Mourinho.Edhe pse konsiderohet si një lëvizje e pamundur nuk duhet harrur shprehja e famshme " Në futboll gjithçka mund të ndodhë'. Drejtuesit kuq e zi, prej kohësh po përgatisin një projekt gjigant për të ardhmen e klubit që bazohet në ofrimin e talenteve të reja dhe kush më mirë se sa Mournjo do të udhëheqte skuadrën drejt rindërtimit dhe pastaj drej trofeve ashtu siç bëri në fillimiet e karrierës së tij me Porton.Pas këtij shkrimi në tabloidin britanik vendi i Masimiliano Alegrit, ka filluar të tronditet përsëri. Edhe pse drejtuesit e Milanit kanë konfirmuar se Alegri do të qëndrojë deri në përfundim të kontratës tani nuk është më e sigurt nëse ai do të qëndroj të paktën deri në mbyllje të sezonit. E vetmja gjë që dyshohet se do ta pengojë Mourinjon të transferohet në radhët e Milanit, është tradhtia që mund ti bëj ai ish klubit të tij Inter. Mardhëniet e mira me presidentin Morati dhe ndjenjat që vazhdon të ketë porugezi për ngjyrat Zikaltër, janë pika e pafavorshme që Mourinjo të drejtojë një skuadër të urryer për vite me radhë nga tifozëria Zikaltër. Tani mbetet për tu parë nëse shkrimi i “The Sun” duhet të merret në konsiderat si një lajm i vërtetë apo thjesht është një trillim i britanikëve për portugezin, që gjithnjë e më shumë duket larg skuadrës së Real Madrid.