Guardiola: Endërr të drejtoj një skuadër në Premier League

Pep Guardiola, ka treguar qartësisht se po bëhet gati të kalojë në Angli.Në një mesazh përshëndetje për 150 vjetorin e krijimit të Federatës Angleze të Futbollit, ish-trajneri i Barcelonës nuk është fshehur duke deklaruar se tërhiqet nga atmosfera e jashtëzakonshme e kampionatit të këtij vendi."Më është dukur gjithmonë tërheqës futbolli anglez, për atmosferën, njerëzit dhe mbështetjen e tifozëve", tha Guardiola. "Si lojtar, nuk arrita ta realizoj ëndrrën time për të luajtur atje, por shpresoj që në të ardhmen të përjetoj një sfidë si trajner dhe të ndjej eksperiencën e të gjithë lojtarëve e trajnerëve që kanë qenë aty" ka deklaruar ish trajneri i Barcelonës.Prej kohësh flitet për një kalim të tillë ndërsa tani që vetë tekniku iberik e ka bërë një deklaratë të tillë, duhet të presim vetëm të mësojmë se cila do të jetë skuadra që do të drejtojë ish tekniku Katalanas.