Sneijder kërkon kohë për të marrë një vendim për tu larguar
Uesley Shnaijder, thotë të vërtetën e tij nëpërmjet një interviste të dhënë për "La Gazzetta dello Sport". Hollandezi e nis me një deklaratë të fortë: "Nuk do të vendosë për të ardhmen time në pak orë. Si të gjithë futbollistët, mund të zgjedh deri në 31 Janar. Nuk nxitoj dhe nuk dua që të më nxisin për tu larguar. Të ardhmen time e vendos vetë dhe askush tjetër nuk më detyron të marrë vendime".Më pas fantazisti i lëshon edhe një sinjal të fortë Interit, duke u shprehur se nuk i pëlqejnë presionet e klubit. "Pas gjithë kësaj që ka ndodhur në muajt e fundit me shokët, me të cilët kemi shkruar historinë, nuk pranoj që drejtuesit të më venë nën presion: bëhet fjalë për një hap shumë të rëndësishëm të jetës sime dhe nuk mund të vendosë në pak kohë. Dhe nuk bëhet fjalë absolutisht për çështje parash", u shpreh Uesley Shnaijder.Mesfushori Holandez, me deklaratën e tij, u ka bërë të qartë drejtuesve Zikaltër se nuk i lejon ato të vendosin për të ardhmen e tij dhe se nuk duhet të ndërhyjnë për kalimin e tij në radhët e Galatasarait. Presionet e fundit që drejtuesit e Interit i kanë bërë holandezit për të pranuar ofertën e skuadrës Turke, duket se nuk i ka pëlqyer fantazistit Holandez i cili ka shpërthyer në polemika me drejtuesit e skuadrës së tij. Tashmë është e qartë që Shnajder, nuk do të jetë pjesë e Zikaltërve për fazën e dytë të kampionatit. Mesfushori Tulipan, prej kohësh ka dalë jashtë planeve të teknikut Stramcioni, ndërsa pritet që të largohet gjatë kësaj merkato. Ofertat për holandezin nuk kanë munguar ku më kryesorja ka qenë ajo e skuadrës së Galatasarajt. Shnajder po i studion me vëmendje të gjitha ofertat e mundshme, ndërsa pritet që deri në fund të merkatos të vendosë për të ardhmen e tij që sigurisht do të jetë largë skuadrës së Interit.