Ideohet sfida mes më të mirëve të La Ligas dhe Premier League

 Kritikat për formacionin më të mirë të Vitit që sapo lamë pas, vazhdojnë të jenë evidente nga të gjitha kampionatet elitare të Europës, të cilat nuk u përfshinë në 11 më të mirët e vitit.Pas reagimeve nga Italia dhe Gjermania kanë ardhur edhe reagime të tjera nga kampionatit Anglez. Të befasuar me përzgjedhjen e bërë, ku të gjithë lojtarët e formacionit më të mirë në botë vinin nga La Liga spanjolle, drejtues të klubeve angleze kanë kërkuar që të zhvillohet një miqësore mes 11-shes më të mirë të 2012 me formacionin më të mirë të Premier Ligës. Kjo Ide është hedhur ditë më parë në Angli, të cilët janë shfaqur të pakënaqur me votimin që u bë në mbrëmjen gala të "Topit të Artë 2012" ku e gjitha 11-shja më e mirë i takonte Kampionatit Spanjoll. Këtë ide e përkrah edhe mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique, i cili është shprehur se do të ishte një spektakël i vërtetë nëse do të ndodhte diçka e tillë pasi do të viheshin përballë futbollistët më të mirë për momentin dhe mbi të gjitha do të luanin në një ekip Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.Nëse arrihet një gjë e tillë atëherë do të kishim përballë këto formacione. Për skuadrën më të mirë të vitit: Në portë do të luante Kasilias, në mbrojte: Dani Alvesh, Pike, Ramos dhe Marselo, në mesfushë: Iniesta, Kasbi Alonso dhe Ksavi Hernandes, ndërsa në sulm do të ishte treshja e frikshme Messi, Falcao dhe Ronaldo.Ndërsa në formacionin më të mirë të Premier Liges do të kishim këtë 11-sh: Në portë: Xho Hart, në mbrojtje:Ivanoviç, Vidiç, Kompani dhe Eshley Kole, në mesfushë: David Silva, Jaja Ture dhe Gert Beil, ndërsa në sulm do të luanin Uejn Runej, Van Persi dhe Suares.Bërballje kjo që padyshim do të garantonte një spektakël të vërtetë mes më të mirëve të botës.