Kupa Tim, Inter - Bolognia formacionet e mundshme
Pas fitores në kampionat, Interi dhe Bolonja do të përballen sonte në Kupën e Italisë, për të përcaktuar gjysëmfinalisten e tretë të këtij kompeticioni që do të presë nesër skuadrën e kualifikuar mes Fiorentinës dhe Romës. Në këtë përballje shumë deçisive për skuadrën e interit, zikaltrit do të synojnë fitoren e radhës. Trajneri i kësaj skuadre duket i motivuar për këtë ndeshje pasi të gatshëm për Stramcionin do të rikthehen dy mbrojtësit Ranokia dhe Huan Hezus, që do të kompletojnë më së miri repartin difensiv. Ndërsa i vetmi repart që do të ketë ndryshim, është ai i mesfushës.Në këtë përballje trajneri Zikaltër do të luaj me formacionin 3-4-1-2.Në portë: Handanoviç, në mbrojtje: Ranokia, Silvestre dhe Huan Hezus, në mesfushë: Xhonatan, Benasi, Mudingai dhe Pereira, ndërsa në vijen e parë të sulmit, braziliani Koutinjo, do të mbështesë dyshen e sulmuesve Kasano - Milito.Në kampin tjetër skuadra e Bolonjës do të përgjigjet me formacionin 4-4-2. Në portë: Aliardi, në mbrojtje: Gariks, Antonson, Portanova dhe Çerubin, në mesfushë: Taider, Perez, Krin, Kone, ndërsa në sulm do të jetë dyshja: Diamanti - Xhilardino.Ndeshja do të luhet në orën 21 në stadiumin San Siro. Kujtojmë që në këtë raund të Kupës së Italisë nuk do të ketë ndeshje kthimi pasi çdo gjë duhet të vendoset në mbrëmjen e sotme.