Gurdiola pranë Bayern Mynich
Mundësia që, Josep Guardiola, të shndërrohet në trajnerin e ardhshëm të Bayern Munchen, është gjithmonë e më reale, ndërsa spekulimet e mëparshme të mediave spanjolle dhe gjermane mbështeten edhe nga takimet e agjentit të ish-trajnerit të Barcelonës në Mynih.Sipas mediave gjermane, thuhet se trajneri katalanas ka pasur disa takime me drejtues të Bajernit dhe kontaktet e para janë mirëpritur nga të dy palët.I pyetur nga e përditshmja gjermane "TZ" , Guardiola, i cili ishte një kandidat për të fituar titullin e Trajnerit më të Mirë të 2012-s, theksoi se dëshiron të shijojë pushimet që i mbeten, por përforcoi dyshimet mbi Bajernin."Bayern është një klub i madh dhe jam i nderuar për interesin e tyre. Megjithatë, ata aktualisht e kanë një trajner dhe nuk do të ishte etike për mua të flisja për punën e dikujt tjetër", u shpreh ish tekniku i Barcelonës.Kalimi i Guardiolës në "Allianz Arena" nuk do të përkthehet detyrimisht me largimin e Jupp Heynckes, i cili ka udhëhequr skuadrën në vendin e parë në Bundesligë në këtë sezon dhe në një kualifikim të thjeshtë në fazën e dytë të Champions League. Sipas mediave gjermane, pritet që trajnerit aktual t'i ofrohet një rol drejtues brenda klubit.Edhe pse dje flitej për një kalim të teknikut Iberik në kampionatin Anglez dhe konkretisht te skuadra e Manchester Sitit, sot duket se gjërat kanë ndryshuar dhe kryesuesit e bundesligës gjermane, janë më pranë ish teknkut katalanas që me skuadrën e Barcelonës, solli një revulucion në futboll. Vilanova në vitet që drejtoi skuadrën e Barcelonës arriti që të fitojë 14 trofe me skuadrën Blaugrana nga 16 të mundëshmit.