Emrat e mundshëm për të zëvendësuar Mourinhon
Kritikat e mediave spanjolle dhe rezultatet negative që ka shënuar Real Madrid gjatë fazës së parë të kampionatit, kanë bërë që të lëkunden pozitat e teknikut portugez në krye të pankinës Madrilene. Në një kohë kur Real Madrid nuk po ecën siç duhet në La Liga, trajneri portugez, Hose Mourinho, i kritikuar në maksimum nga mediat Spanjolle, nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë të jetë pjesë klubit mbretëror apo jo. Presidenti i kësaj skuadre, Florentino Perez, i ndodhur në një situatë aspak të qetë, ku tifozët madrilene i kërkojnë çdo ditë largimin e Portugezit, ka nisur të studiojë alternativat për të zëvendësuar ish trajnerin që më parë ka drejtuar Interin, Chelsin dhe skuadrën e Portos. Te kjo e fundit arriti të bëhet edhe i famshëm pasi fitoji Chempions Ligën, në një moment ku askush nuk e besonte se portugezët do të ishin triumfues. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive Iberike "Sport", në planet e madrilenve, për të zëvendësuar trajnerin Morinjo, ka dalë një emër i ri shumë interesant siç është ai i Laudrup. Tekniku danez, po zhvillon një sezon fantastik në krye të Suanses në Premier League, duke tërhequr vëmëndjen e shumë klubeve. Por përveç Laudrup, janë edhe disa emra të tjerë që përmenden çdo javë nëpër media si zëvëndësuesit e mundshëm të "Special One". Gjermanet, Hoakim Lev dhe Jurgen Klopa, janë emrat që vazhdojnë të qarkullojnë nëpër mediat Spanjolle. Ndërsa nga Italia spikasin trajneret, Marçelo Lippi dhe Karlo Ancheloti. Dyshes së famshme, së fundmi u është shtuar edhe emri i teknikut aktual të Juventusit, Antoni Konte. Trajneri bardh e zi, me rezultatet e arritura që në sezonin e parë me Juventusin, ka tërhequr jo pak vëmendjen e madrilenve. Ky operacion duket disi i vështirë pasi Konte është pjesë e projektit të drejtuesve të Zonjës dhe nuk ka deklaruar asnjëherë se mund të largohet nga Torino. A do të largohet Mourinho nga "Santiago Bernabeu" dhe kush do ta zëvëndësojë? Kjo mbetet për tu parë dhe varet nga rezultatet që portugezi do të koleksionojë me skuadrën e Real Madrid.