Ranokia kualifikon Interin në frymën e fundit

Interi është gjysmëfinalist i Kupës së Italisë, pasi ka arritur të kalojë skuadrën e Bolonjës në një ndeshje dramatike dhe emocionuese, e cila është mbyllur me rezultatin përfundimtar 3-2 për zikaltërit pas kohëve shtesë. Një gol i qendërmbrojtësit, Ranokia, në pjesën e dytë të shtesës i dha kualifikimin skuadrës Zikaltër e cila edhe pse e nisi mirë ndeshjen, duhet theksuar se vuajti shumë sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.Në takimin e luajtur në "San Siro", skuadra e Stramaçionit e ka nisur në mënyrë përfekte ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 34-t me anë të Guarin, i cili vazhdon të shkëlqejë në rolin e ri si organizator. Goli i dytë për vendasit, me autor Palacion, në minutën e 77-të i cili shënoi një gol spektakolar, mendohej se do të mbyllte ndeshjen dhe se Interi po shkonte qetësisht në fazën tjetër të turneut. Por nuk ndodhi kështu. Bolonja fillimisht ka rihapur gjithçka me anë të Diamantit në minutën e 81-të. Ky i fundit ashtu si Palasio realizon një tjetër gol spektakolar në këtë sfidë me anë të një goditje dënimi. Ndërsa vetëm 3 minuta më vonë ka arritur barazimin e paparashikuar me Gabiadinin që bën të vuaj skuadrën vendase.Koha e rregullt do të mbyllej në barazimin 2-2, ndërsa skuadrave iu deshën kohët shtesë për të përcaktuar fituesen e kësaj sfide. Pas emocioneve të shumta në të dy krahët, goli ka ardhur në stilin tipik të Interit, në minutën e fundit të shtesës së dytë, me autor Ranokian, që ka vulosur kalimin në gjysmëfinale të skuadrës së tij. Para se të arrinin te goli, zikaltrit kanë goditur edhe shtyllën me anë të kapitenit legjendar të skadrës, Havier Zaneti.Interi, tashmë i kualifikuar për në gjysëmfinale, do të njohë kundërshtarin e radhës sonte në përballjen që do të luhet mes Fiorentinës dhe Romës në firence.