Real përgatit revolucionin në skuadër

Edhe pse flitet shpesh për një revolucion në radhët e madrilenve, drejtuesit e kësaj skuadre kanë bërë të ditur për mediat spanjolle, emrat e 10 lojtarëve që nuk do të largohen nga Bernabeo, duke u dhënë përgjigje një herë e mirë, zërave që qarkullojnë çdo ditë në media.Sipas mediave spanjolle, bëhet e ditur se drejtuesit e skuadrës Mbretërore kanë krijuar një listë me lojtarët që nuk do të preken as gjatë kësaj merkato dhe as gjatë merkatos së ardhshme verore.“El Economista” shkruan se bordi i Realit tashmë e ka të qartë se cilët lojtarë nuk do të largohen nga kryeqyteti dhe cilët pritet ti japin lamtumirën madrilenve.Casillas, Arbeloa, Sergio Ramos dhe Xabi Alonso janë kontingjenti spanjoll të cilin Reali dëshiron ta mbajë edhe për të ardhmen. Nga lojtarët jo-spanjollë të paprekshëm sipas madrilenve janë Pepe, Marselo, Sami Khedira, Mesut Ozil, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.Ndërsa lojtarët që pritet ti japin lamtumirën madrilenve, që në këtë merkato apo edhe në atë të ardhshmen janë: Francezi Varane, Luka Modric dhe Angel Di Maria, të cilët do të mund të largohen për një çmim të duhur, siç do të mund të largohet edhe Gonzalo Higuain. Sa u takon lojtarëve të tjerë, klubi raporton se është i gatshëm t'i lejojë ata të largohen edhe nën çmimin e tyre.  ndër këta lojtarë spikat më së shumti braziliani Rikardo Kaka që tashmë ka dalë jashtë çdo plani te skuadra Madrilene.