Tottenham dhe Chelsea në garë për Mesfushorin Willian

Dy skuadrat Londineze Tottenham dhe Chelsea kanë filluar një duel në distancë për sa i përket merkatos dimërore. Në mediat britanike flitet se drejtuesit e të dyja skuadrave, i kanë hyrë një konkurence për të ofruar në skuadër  yllin e Shakhtar Donetskut, Willian da Silva.Paraqitjet mbreslënëse të brazilianit në Ligën e Kampionëve, kanë bërë që shumë klube të interesohen për shërbimet e tij, ndërsa dy skuadrat londineze janë duke menduar që ta transferojnë atë që në ditët e kësaj merkato dimërore.Transferimi te skuadra e Shakhtarit, i mesfushorit të Metalist Kharkiv, Taison, i cili konsiderohet si zëvendësim i Willian ka hapur rrugët e një largimi të mundshëm të mesfushorit Brazilian, i cili tashmë ka tërhequr më së shumti vëmendjen e klubeve Londineze.Ditet në vijim pritet të jenë një betejë e vërtetë mes drejtuesve të Chelsit dhe atyre të Spwrsave, ndërsa mbetet për tu parë se kush do të triumfojë në ditët e ardhshme.Braziliani Willian tashmë është pranë largimit nga skuadra ukrainase, pasi përveç klubeve angleze një iteresim për të ka patur edhe nga skuadra e Interit dhe Juventusit. Këta të fundit duke parë çmimin e lartë që drejtuesit e Shaktar kërkojnë për yllin e skuadrës së tyre duken të dorëzuar për tu lënë më shumë hapësira dy skuadrave londinese ku Chelsi duket më favorit pasi financat e këtij klubi janë më të shëndosha.