KPR dënon sulmet serbe ndaj Preshevës, thirrje qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës për ndërhyrje
Klubi i Patriotëve të Rinj dënon provokimet e vazhdueshme serbe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në një deklaratë për mediat KPR vlerëson se ky provokim përbën një tentativë të qeverisë serbe për të shpërqëndruar vëmendjen ndaj tentativave të saj në Kosovë. Një përdorim i tillë i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është i patolerueshëm.KPR i bën thirrje qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që në kuadër të detyrimit të saj kushtetues për mbrojtjen e shqiptarëve në trojet kombëtare, të ndërhyjë aktivisht në palën serbe për të mos agravuar më tej situatën.Për më shumë, qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta vendosi çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.Klubi i Patriotëve të Rinj bën thirrje për një reagim mbarëkombëtar për të drejtat e kësaj pjese të diskriminuar të kombit tonë dhe nesër, do të jetë, së bashku me mbështetësit e kauzës kombëtare në mbrojtje të Lapidarit të UÇPMB-së.