Rama në twitter: Pas 23 qershorit marrin fund peticionet e turpshme të rrogëtareve të shtetit
Pas 23 qershorit do marrin fund peticionet e turpshme te rrogetareve te shtetit kunder opozites. Ky ka qenë reagimi në rrjetin social twitter i kryesocialisti Edi Rama pas letrës së drejtuar nga Profesorë, akademikë dhe studiues të vendit lidhur me votimin e tre ligjeve për in tegrimin e vendit.Më herët, Profesor Doktorë, Profesorë të Asociuar, Doktorë shkencash, pedagogë e studjues nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Instituti i gjeoshkencës, energjisë, ujit dhe mjedisit i janë drejtuar me një letër kreut të PS, e dyta brenda pak ditësh në radhët e intelektualëve.Mes emrave bie në sy emri i Rektorit të Universitetit të Tiranës, njëherësh Kryetar i Konferencës së Rektorëve të Shqipërisë, Prof.Dr. Dhori Kule, dekanë, 21 Profesor Doktorë, 14 Profesorë të Asociuar, 11 Doktorë, si dhe studjues të së drejtës, shkencëtarë të ekonomisë, inxhinierisë, bujqësisë e mjedisit.Ashtu si në letrën e parë, ata i kërkojnë z. Rama votimin e 3 ligjeve.Ka dy mënyra thonë ata; njëra, që deputetët e opozitës të tregohen të përgjegjshëm dhe të votojnë 3 ligjet dhe rruga tjetër, ajo e papërgjegjshmërisë dhe e mbajtjes peng të vendit.Ne urojmë, thonë ata, që z.Rama të bashkohet me gjithë shqiptarët dhe të lejojë deputetët të votojnë 3 ligjet për t’iu bashkuar familjes europiane.