Bilanc alarmant vetëvrasjesh, apel për marrjen e masave parandaluese

Popull fatal apo në krizë besimi? Nëse shohim shifrat e vetvrasjeve ngjajmë më shumë një popull vetvrasës. Vetëm gjatë një viti në Shqipëri i japin fund jetës 100 persona, nga të cilët 65% janë të moshës 18-25-vjecare. Shefi i Toksikologjisë Zihni Sulaj jep alarmin për vetëflijimet në masë, që në shumicën e rasteve janë me helmim.Në një kohë kur vetvrasja me metoda të ndryshme është duke u kthyer në fenomen fatal, mjeku i njohur apelon shtetin për marrjen e masave.Por fatalizmi i shqiptarëve mund të ishte edhe më i madh nëse të gjitha tentativat vetëflijuese të kishin pasur sukses. Pavarësisht se nuk ka një shifër të saktë, por mund të konsiderohen mbi 3 mijë qytetarë që duan të ikin prej realitetit të vështirë të jetës.