Mbyll punimet seminari për lirinë e medias, Bregu: Të miratohet ligji për mediat audio-vizuale

Ka përmbyllur punimet në hotel “Tirana” seminari për lirinë e medias dhe lirinë e fjalës në kuadrin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Integrimit.Në konkluzionet përmbyllëse të këtij takimi u theksua fort nevoja për më shumë reforma si dhe miratimin sa më të shpejtë të ligjit për mediat audio-vizuale, me qëllim përafrimin e lirisë së mediave në vend me statndardet europiane. Gjatë fjalës së saj Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu,gjeti rastin të falenderojë të gjithë ata që me punën e tyre kanë bërë revolucion në media.“Liria e fjalës dhe e medias është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë. Falenderoj të gjithë ata që kanë bërë revolucionnë media. Asnjë gazetar nuk ngarkohet me faj për atë çfarë shkruan. Duhen reforma për të çuar më tej lirine e medias sipas standardeve europiane. Duhet të miratohet sa më shpejt ligji për mediat audio-vizuale për rritjen e lirisë” tha ajo.Ndërkaq Ambasadori i BE në Shqipëri Ettore Sequi, si përfaqësues i KE, do të vlerësonte se edhe pse media ka pasur një përformancë të mire, Shqipëria ka mundësi për një treg më të mirë të medias. Ndërkaq Sequi ka kërkuar nga KKRT të qëndrojë mbi të gjitha palët dhe të ruajë balancat mes tyre.“Drejtuesit duhet të bëjnë transparencë për mediat e tyre.Duhet një vetërregullim sa i përket të ardhmes. Duhet një ligj i ri për mediat audio-vizuale. KKRT duhet të qëndrojë mbi të gjitha palët, të ruajë balancat” u shpreh Sequi.