61-vjetori i pavarësisë së Libisë, ceremoni festive në Tiranë
61 vjetori i pavarësisë së shtetit libian ka mbledhur në ambjentet e Hotel Sheraton Ambasadorë, politikanë ,përfaqësues nga Familja Mbretërore, personalitete të larta të besimeve fetare dhe të ftuar të fushave të ndryshme në Shqipëri.Ne fjalën e tij Ambasadori i Libisë në Shqipëri ka përshëndetur të gjithë të pranishmit, duke i ftuar të bashkohen në këtë ceremoni të vecante e cila shënon 61 vjet shtet të pavarur liban.“Ju falenderoj që jeni të pranishëm në këtë ceremoni të vecantë e cila shënon 61 vjetorin e pavrësisë së Libisë . Ky vend jetoi ne diktaturë për 40 vjet me radhe dhe më pas më 24 dhjetor 1951 u formua Mbretëria e Bashkuar e këtij vendi nga mbreti Idris . Jam shumë i lumtur që jam mes jush dhe që përfaqësoj Ambasadën e Libisë në vendin tuaj”deklaroi Ambasadori.Mbretëria e Bashkuar e Libisë ishte formuar më 24 dhjetor të vitit 1951 nga mbreti Idris.Ne ketë datë libianët shpallën pavarësinë nën emrin Mbetëria e Bashkuar e Libisë. Mëse 40 vjet populli i Libisë jetoi nën diktaturën e regjimit të Moammar Gaddafi-t.