Vodhën transformatorin në komunën Hekal, në pranga dy autorët

Policia e Mallakastrës ka bërë të mundur ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim për vjedhje. Mikel Brahimaj, 25 vjeç dhe Etem Musaraj, 50 vjeç nga fshati Kash janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë vjedhur gjatë natës një transformator të energjisë elektrike në komunën Hekal.Si pasojë disa fshatra të kësaj komune mbeten pa energji elektrike. Fatmirësisht arrestimi i tyre u bë në një kohë të shpejtë, duke mos u dhënë mundësi autorëve të vjedhjes për ta shitur dhe gjatë arrestimit të tyre u bë dhe sekuestrimi i transformatorit të vjedhur.