Dervishaj: Vlera e privatizimit të katër HEC-eve 76 mln euro, opozita politizoi proçesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2013, 15:28
Zëvendës.ministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj, akuzave për abuzim në privatizimin e HEC-eve iu përgjigj se procesi ka qënë transparent i hapur dhe publik.Sipas Komisonit të vlerësimit të ofertave, Kompania Kurum International dha ofertën më të madhe për privatizimin e Bistrica 1, Bistrica 2, Ulzës dhe Shkopet. Vlera neto e këtyre aseteve është mbi 76 milion euro. Ndërsa per akuzat e opozitës Dervishaj tha se bëhen vetëm për politizimin e procesit.Dervishaj tha se duhen shmangur akuzat mbi këto privatizime, duke i qëndruar faktit se i gjithë procesi ka qënë publik dhe aludimet e bëra janë për qëllime politike.