Skena e Teatrit të Komedisë me imazh të ri klasik, drejt përfundimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2013, 17:04
Për herë të parë skena Kombëtare e Teatrit të Komedisë do të njohë imazhin e vërtetë të saj, të cilën e ka mbajtur prej vitesh të stampuar nëpër bileta, por që kurrë nuk e kishtë gezuar për mungesë të fondeve.Sezoni i ri artistik do të hapë perden e saj të re ne Tetarin e Komedisë, pas një pune thuajse rrënjësore ku eshtë menduar jo vetëm për një skenë magjike, por edhe për hapësira sa më të mëdha të spektatorëve, që shkon deri në 250 vende duke menduar edhe për invalidët, të cilët do të kenë vedin e posacëm.Por sipas Drejtorit teknik mbetet ende punë për të bërë edhe në drejtim të sallës. Punimet e nisura pritet që të finalizohen në fund të muajit janar.