Pasioni për hipizëm, Klodian Allajbeu zgjidhet President i Federatës së sporteve me kuaj

Hipizmi, një nga sportet më elitare por më pak të investuar në vend pritet të marrë një tjetër vëmendje. Klodian Allajbeu, drejtori i përgjithshëm i spitalit amerikan është zgjedhur edhe Presidenti i federatës së sporteve me kuaj.Sipas zotit.Allajbeu prioritet janë garat kombëtare për përgatitjen e garueseve të këtij sporti, ndërsa qëllimi është që Shqipëria të marrë pjesë të paktën në një nga garat ndërkombëtare.Sipas Presidentit të federates së sporteve me kuaj ndërhyrjet e para në infrastrukturë për ta ngritur këtë aktivitet po bëhen nga bizneset private, ndërsa pritet edhe një fond nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.Në këtë takim me drejtuesit e sporteve me kuaj morën pjesë edhe Ministri i Mjedisit Mediu, ai i Bujqësisë Genc Ruli, nga PDIU Dashamir Tahiri si dhe dashamirës apo të apasionuar me këtë sport.