Tiranë, arrestohet i shumëkërkuari për vrasje Ilirjan Jangulli

Sektori i krimeve të rënda i policisë së kryeqytetit në bashkëpunim me forcat operacionale speciale ka vënë në pranga një të shumëkërkuar për vrasje. Sipas bluve mësohet se falë një operacioni të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja e 33 vjecarit Ilirjan Jangulli.Sipas bluve arrestimi i tij u bë pikërisht te zona pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes së një personi dhe plagosjes së dy të tjerëve.Ngjarja në fjalë i përket 5 janarit 2011, ku 33 vjecari akuzohet për vrasjen e Femi Kërcuni në qendër të Bulqizës pas një konlikti me të.Po ashtu ka tentuar të vrasë shtetasin Shpëtim Reka dhe Eleonard Ndreu duke i plagosur rënda këta të fundit.Ndërkohë që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendim  të datës 08 Janar 2011, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest ne burg", për veprën penale "Vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim", "Armëmbajtje pa leje", si dhe  "Shkatërrim prone në bashkwpunim".Po kështu ndaj këtij shtetasi,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka lëshuar vendimin "arrest ne burg", më datën  03 Prill të vitit 2010, duke e akuzuar për veprën penale të "vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim".33-vjeçari Ilirjan Jagulli më datë 29 mars të vitit 2010 në bashkëpunim, dyshohet se kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në ambjentet e  minerës së qytetit të Bulqizës një sasi të konsiderueshme kromi, prej 700 tonë në  pronësi të Kompanisë "Albania Krom".Aktualisht nga strukturat për krimet e rënda po vijojnë thellësisht hetimet edhe për ngjarje të tjera të rënda, të dyshuar prej tij, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme të rastit.