Studentët e UET dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2013, 16:59
Holli i Universiteti Europian të Tiranës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq është kthyer prej disa ditësh në një qendër të vërtetë për dhurimin e gjakut. Gjaku i mbledhur nga dhurimi vullnetar shkon për nevojat e fëmijëve talasemikë.I pranishëm në mjediset e UET ishte dhe presidenti i kryqit të kuq shqiptar, Shyqyri Subashi sëbashku me presidentin e Universitetit, Adrian Civici, ku falenderuan stafin e të rinjve dhe stafin akademik për përgjigjen pozitive ndaj dhurimit të gjakut.Fushat nën sloganin "dhuro gjak shpëto një jetë", kanë qenë të shumtë studentët që i janë përgjigjur kësa thirrje. Disa prej tyre kanë dhuruar gjak për të disatën herë për të ndihmuar kështu të gjithë fëmijët që janë të sëmurë me talasemi.