Gazësjellësi TAP, Qeveria miraton në parim marrëveshjen me kompaninë

Këshilli i Ministrave ka dhënë miratimin gjatë mbledhjes së sotme për miratimin e marrëveshjes së përkohshme, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë Trans Adriatic Pipeline AG në lidhje me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP). Njoftimi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Kryeministrisë, ku bën me dije se:“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit e ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:Miratimin, në parim, të marrëveshjes së përkohshme, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe kompanisë Trans Adriatic Pipeline AG (TAP AG), në lidhje me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”.Pas Shqipërisë Konsorciumi i projektit për ndërtimin e gazsjellësit TAP pret miratimin e marrëveshjes edhe nga dy shtetet fqinje, Italia dhe Greqia.Në kuadër të projektit TAP, ministri Edmond Haxhinasto, nënshkroi të martën një marrëveshje e bashkëpunimi për furnizimin me gaz me kompaninë zvicerane 'Axpo Trading Ag'.Aksionerët e TAP-it, si kompania "Eon", "Statoil", dhe "Rurhr Gaz", po kryejnë studimet teknike në tokë dhe det të hapur për të përcaktuar gjurmët se ku do të kalojë tubacioni në Shqipëri. Vendimin për përzgjedhjen mes dy projekteve, TAP dhe Nabucco, do ta marrë konsorciumi Shah Deniz në Azerbajxhan. Projekti fitues do të jetë gazjellësi që do të furnizojë Europën me gazin azerbajxh