Nishani pritje për trupën diplomatike: Angazhohemi për zgjedhje me standarde
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka garantuar përfaqësinë diplomatike të akredituar në Tiranë për mbajtjen e zgjedhjeve të pakontestueshme dhe demokratike me 23 qershor të këtij viti. Gjatë një pritje të realizuar në ambientet e Presidencës me rastin e Vitit të Ri 2013, ku merrnin pjesë Ambasadorë të akredituar në vend si dhe i gjithë kabineti qeveritar, numri një i shtetit shprehu angazhimin e tij për mbështetjen e klasës politike në vend me qëllim përmbushjen e kritereve evropiane.Jashtë vëmendjes së Presidentit Nishani nuk ka mbetur as shteti i dytë shqiptar, Kosova, ku deklaroi se Shqipëria synon të shndërrojë në model të marrëdhënieve në Ballkan, marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.“Shqiptarët kanë të drejtë të krenohen sot me dy shtete të pavarura në Ballkan, Shqipëria synon të shndërrojë në model të marrëdhënieve në Ballkan, marrëdhëniet Shqipëri- Kosovë.Politika e jashtme e Shqipërisë konsideron përparësi ruajtjen e fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit. Shqipëria mbështet plotësisht tërësinë territoriale të Kosovës, në kufinjtë e saj aktual. Kosova e pavarur prodhon vetëm paqe dhe qëndrueshmëri. Ne përshëndesim dialogun, si dy shtete të pavarura” u shpreh ai.