Tjetër letër Ramës për tre ligjet, shkon në 366 numri i firmëtarëve

Një letër e dytë i drejtohet sot zotit Edi Rama. Kësaj rradhe letra është shkruar nga Profesor Doktorë, Profesorë të Asociuar, Doktorë shkencash, pedagogë e studjues.Letra vjen nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Instituti i gjeoshkencës, energjisë, ujit dhe mjedisit.Mes emrave bie në sy emri i Rektorit të Universitetit të Tiranës, njëherësh Kryetar i Konferencës së Rektorëve të Shqipërisë, Prof.Dr. Dhori Kule, dekanë, 21 Profesor Doktorë, 14 Profesorë të Asociuar, 11 Doktorë, si dhe studjues të së drejtës, shkencëtarë të ekonomisë, inxhinierisë, bujqësisë e mjedisit.Ashtu si në letrën e parë, ata i kërkojnë z. Rama votimin e 3 ligjeve.Ka dy mënyra thonë ata; njëra, që deputetët e opozitës të tregohen të përgjegjshëm dhe të votojnë 3 ligjet dhe rruga tjetër, ajo e papërgjegjshmërisë dhe e mbajtjes peng të vendit.Ne urojmë, thonë ata, që z.Rama të bashkohet me gjithë shqiptarët dhe të lejojë deputetët të votojnë 3 ligjet për t’iu bashkuar familjes europiane.Letra e plotë vijon si më poshtë:Të nderuar deputetë, i nderuar kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë.Një muaj më parë, vendi ynë, qytetarët shqiptarë prisnin nga ju që nëpërmjet një gjesti të thjeshtë simbolik ta shndërronit në realitet ëndrrën e integrimit të Shqipërisë në Europë. Për çudinë e qytetarëve shqiptarë dhe për fatin e keq të tyre, kjo nuk ndodhi edhe pse një gjë e tillë ishte krejt e mundur, edhe pse një gjë e tillë ishte e domosdoshme, edhe pse një gjë e tillë kërkonte thjeshtë miratimin e tre ligjeve, gjë kjo që, tek e fundit është minimumi i minimumit të përgjegjësisë politike që qytetarët e një vendi mund të kërkojnë nga përfaqësuesit e tyre në parlament.Refuzimi i pakuptueshëm për votimin e projektligjeve, bëhet më i rëndë pasi, siç dihet tashmë gjerësisht nga qytetarët shqiptarë, që në tetor të vitit 2012 Komisioni Europian rekomandoi marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë  me një kusht të vetëm, votimin e tre ligjeve që kërkojnë të paktën tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo parakuptonte arritjen e një shumice që i kapërcente hendeqet mes përfaqësimit politik partiak, parakuptonte krijimin e një kuorumi vizionar e misionar që do të përfaqësonte qytetarin shqiptar, interesat e tij, të kaluarën e tij shpirtërore dhe të ardhmen e tij të prekshme, ëndrrën europiane që bëhet realitet.Kjo tashmë nuk ndodhi, por, ne mendojmë se për një çështje kaq të rëndësishme si ajo e integrimit europian nuk duhet t’i reshtim përpjekjet për t’i përmbushur obligimet e munguara. Në mendojmë se Kuvendi i Shqipërisë, anëtarët e tij, përfaqësuesit më të lartë të qytetarëve shqiptarë, elita politike e vendit e ka vizionin dhe misionin për ta përfaqësuar frymën dhe trashëgiminë europiane të shqiptarëve duke i votuar tre ligjet që