Gjyqi i Aldo Hoxhës, avokati kërkon përjashtimin e trupit gjykues

Avokati i adoleshentit, Aldo Hoxha, i cili akuzohet për vrasjen e Fatbardha Tafës 7 gushtin e vitit të kaluar gjatë një tentative vjedhje,ka kërkuar në sallën e gjyqit përjashtimin e trupit gjykues.Sipas Arben Qeleshit kjo trupë ka shkelur të drejtën e klientit të tij,me pretendimin se nuk janë njoftuar në afatet ligjore se do të zhvillohej seanca e parë në dhjetorin e vitit që shkoi.Jashtë sallës së gjyqit familjarët e e Aldo Hoxhës vazhdojnë ti qëndrojnë fort bindjës se ai nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohet. Nexhmi Hoxha, babi i Aldos shprehet se për këtë histori po kërkohet një kokë turku.Ndërkaq 20 vjecari Hoxha akuzohet për “vjedhje me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim” dhe “plagosje e lehtë me dashje”.