Grabitet një pikë Exchange në Kodër Kamëz, dy persona me armë dhe pa maska marrin 1 mln lekë

Një pikë këmbimi valuator në Kodër Kamëz është vënë në shenjestër për grabitje pasditen e sotme.Sipas policisë ngjarja është regjistruar rreth orës 16:15 minuta, ku dy persona të armatosur dhe të pa maskuar, të cilët udhëtonin me motor kanë ndaluar në një pikë Exchange në Kodër Kamëz dhe nën kërcënimin e armës, kanë arritur ti marrin punonjëses së pikës Exchange rreth 1 mln lekë nga arka e saj. Menjëherë të dy grabitësit janë larguar me motorin e tyre në drejtim të paditur.Fill pas kësaj punonjësi i pikës së Exchange ka lajmëruar forcat e policisë, të cilët kanë bërë menjëherë të mundur identifikimin e tyre, falë kamerave të sigurisë, fakt të cilin e ka ndihmuar edhe aksioni pa maska i dy grabitësve. Nga ana e bluve vijon puna për kapjen e autorëve.