Nis ndërtimi i rrugës “Teki Selenica”, Basha: Bashkia rikthen në vëmëndje çdo cep të Tiranës
Kryetari i bashkisë së Tiranës ka inspektuar punimet në rrugën e "Teki Selenica" në njësinë e bashkisë nr 4. Ekspertët e bashisë thanë së në këtë rrugë është duke u ndërhyrë pas një studimi të mirë dhe se kjo rrugë do të pajiset më sinjalistikën përkatëse, ndriçimin, trotuaret si dhe kanalizimet e nevojshme.Në këtë njësi, ku kanë munguar investimet në infrastrukturë për shumë vite, Basha u shpreh se ka ardhur momenti ku nga rehabilitimet e bëra Tirana të bëhet një qytet modern i krahasuheshëm me qytetet europiane.Projekti në këtë rrugë parashikon edhe gjelbërim, ndërsa sipas propjektit, kohëzgjatja e punimeve nuk do të jetë më shumë se 8 muaj. Ky investim i Bashkisë arrin në vlerën e 40 milion lekë dhe do i shërbejë banorëve të njësisë nr 4.