AK, Spahiu: Kriminaliteti në rritje, Qeveria lavatriçe e parave të pista

Aleanca Kuq e Zi në konferencat e organizuara rradhazi me qytetarët e kryeqytetit, ka mbledhur këtë herë banorët e zonës së “Ali Demit” dhe Shkozës.Në qëndër të sulmeve të tij gjatë fjalimit kryetari Spahiu kishte Ministrin e Brendshëm Flamur Nokën, duke e quajtur atë Ministrin e krimit, në Ministrinë e maskave.Gjithashtu nuk munguan as akuzat ndaj kreut të qeverisë, për mosrealizimin e analizës vjetore të Policisë së Shtetit për vitin 2012.Kreshnik Spahiu, kryetari i kësaj force politike, pohoi se qeveria shqiptare është më e korruptuara në kontinent, kjo edhe në krahasim me vitet që lamë pas.Duke prezantuar një prej kuadrove të Policisë së Shtetit, premtoi se do themelojë një qeveri mbi parimet e të drejtave.