Kupa e Italisë, Inter kërkon fitoren ndaj Bolognias
Pas kualifikimit në mesjavën e kaluar të skuadrave të Juventusit dhe Lacios, për në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë, radhën për të kaluar më tej e kanë skuadrat që do të bërballen sot dhe nesër në takimet e vlefshme për çerekfinalet e kupës së Tim. Interi sonte në mbrëmje do të kërkojë kualifikimin për në fazën tjetër përballë skuadrës së Bolonjës në një takim që do të vendoset i gjithi sonte në San Siro, pasi me rregulloren e re të Federatës Italiane të futbollit ndeshjet do të luhen me një takim.Në San Siro, zikaltrit e teknikut Staramcioni, do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi pas asaj të arritur në fundjavë kundër skuadrës së Pescarës për kampionat. Trajneri i interit, Starmacioni, edhe pse i vetëdishëm për vështirsitë e takimeve direkte, kërkon të marrë maksimumin nga skuadra e tij që e sheh fitimin e kupës si një objektiv të rëndësishëm pasi kampionati Italian, këtë vit ka një rivalitet më të fortë se edicionin e kaluar. Fitimi i Kupës së Italisë, do të ishte një mundësi e mirë edhe për pjesmarrjen në Kupat e Europës, një objektiv kryesor i skuadrës Ziklatër për këtë sezon. Trajneri Stamacioni, duket se i ka dhënë rëndësinë e duhur këtij kompeticioni, pasi në prag të ndeshjes ka theksuar se fitimi i këtij trofeu për të është i njëjtë me triumfin në kampionat dhe në Europa Ligë. Me seriozitetin me të cilin e ka marrë këtë sfidë trajneri zikaltër duket se fitorja për Interin, është një detyrim në sfidën e mbrëmjes së sotme. Përveç interit, një ndeshje e rëndësishme për sa i përket çerekfinales së Kupës së Italisë është edhe ajo mes Fiorentinës dhe Romës që do të luhet nesër në Firense. Kjo zfidë do të jetë vendimtare për teknikun e Romës, Zeman i cili flitet se mund ti japë lamtumirën kryeqytetasve, gjithmonë nëse nuk arrinë të bëjë paraqitje të mira me skuadrën verdh e kuqe. Pas humbjes në fundjavë me Katanian, e ardhmja e Teknikt Zeman, është lëkundur së tepërmi ndërsa eliminimi nga Kupa e Italisë do të ishte fatale për teknikun e kryeqytetasve. Fituesit e këtyre përballje që do të luhen sot dhe nesër, do të ndeshen në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi tashmë dihet edhe çifti tjetër që do të jetë mes Lacios dhe Juventusit.