Real Madrid – Valencia, formacionet e mundshme

Reali i Madridit, do të luaj sonte një sfidë tepër të vështirë kundër skuadrës së  Valencias në një përballje të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Mbretit. Mourinho, që së fundmi është kritikuar shumë në Spanjë për rezultatet negative, ndryshe nga fundjava, në përballjen e mbrëmjes së sotme do të ketë në dispozicion lojtarin më të rëndësishëm të skuadreës, Kristiano Ronaldon. Ndërsa vazhdon të vuaj mungesat e lojtarve të rëndësishem në repartin difensiv, kapiteni Casilias edhe në këtë mbrëmje duket se do të ngrohë stolin e madrileneve.Në sfidën e sotme, teniku portugez, pritet të luaj me formacionin 4-2-3-1. Në portë: Adan, në mbrojtje: Abeloa, Albiol, Varane, Koentrao, në mefushë: Khedira dhe Alonso, ndërsa treshja Di Maria, Ozill dhe Ronaldo do të mbështesin sulmuesin e vetëm, francezin Benzema.Në kampin tjetër skuadra do të përgjigjet me të njëjtin formacion 4-2-3-1Në portë: Alves, në mbrojtje: Pereira, Rami, Kosta dhe Guardado, në mesfushë: Benega dhe Kosta, ndërsa Piati, Pareho dhe Xhonas do të jenë mbështetja kryesore e sulmuesit të vetëm në vijën e parë të sulmit Soldado.Ndeshja do të luhet në orën 21:00, në stadiumin e madrilenve, Santiago Bernabeo, ndërsa pritet të ketë një shikueshmëri të lartë.