Kupa e Mbretit, ndeshjet e çerekfinales
Futbolli spanjoll, pas emocioneve të fundjavës, rikthehet sot me të tjera emocione që do të na përcjellë, Kupa e Mbretit. Sot, nesër dhe pasnesër do të luhen ndeshjet çerekfinale të këtij kompeticioni ku përballjet interesante nuk do të mungojnë. Reali i Madridit, që tashmë është dorëzuar në luftën për titullin Kampion në Spanjë, i ka përqëndruar forcat, të gjitha te Kupa e Mbretit dhe Champions League.Pas zhgënjimit të radhës në kampionat, ku barazoi me rrjeta të paprekura kundër skuadrës së Osasunës, të besuarit e teknikut portugez, Hoze Mourinho, do të mundohen disi të rregullojnë imazhin kundër skuadrës së Valencias, në përballjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Mbretit. Me një Ronaldo të rikthyer pas mungesës në kampionat, kryeqytetasit Spanjoll do të kërkojnë fitoren në Bernabeo për të shpresuar pastaj në kulifikimin për fazën tjetër. Fitorja në këtë përballje do të ishte tejet e rëndësishme për madrilenent, të cilët kërkojnë të gjejnë Ilaçin e duhur për të shpëtuar sezonin nga një dështim i mundshëm. Lojtarët e Mourinjos edhe pse këtë vit nuk kanë treguar akoma më të mirën nga repertori i tyre, përsëri vazhdojnë të jenë një skuadër e fortë sidomos në fushën e tyre. Kryeqytetasit nuk kanë humbur asnjë takim në Bernabeo në 32 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi dhe ndaj Valencias kërkohet që të ruhen këto statitstika. Përveç përballjes së sotme mes Real dhe Valencias nesër do të kemi përsëri një tjetër duel të rëndësishëm siç është ai mes Barcelonës dhe Malagas.Në çerkefinalen e Kupës së Mbretit do të luhen këto takime:SonteReal Madrid - ValenciaNesërSaragoza- SeviljaBarcelona -MalagaTë EnjtenAtletiko Madridi - Real Betis